Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, ka publikuar një video të ish-drejtorit politik të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Hashim Thaçit.
Kjo video e Thaçit është në kohën kur ai ishte president i Kosovës, e që pas 20 viteve i kërkoi falje Gani Gecit për Komunikatën nr. 59 që ishte lëshuar në kohë lufte.