18/07/2024

Gati 3 milionë bileta të shitura, përfitim rekord në “Qatar 2022”

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Numri i biletave të shitura për Kupën e Botës “Qatar 2022” deri tani është 2.95 milionë. UEFA ka njoftuar sot se në përfundim të turneut të ardhurat e siguruara nga shitja e biletave do të arrijnë në 7.2 miliardë euro.

Këto janë të ardhurat e krijuara në katër vjet nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit dhe tejkalojnë vlerësimin fillestar me një miliard. Presidenti Gianni Infantino u shfaq i gëzuar para 211 anëtarëve të FIFA-s për arritjen e këtyre shifrave “pavarësisht Covidit dhe krizave të ndryshme që po ndodhin në botë”.

Katari tashmë ka shitur më shumë bileta se Rusia, e cila shiti 2.4 milionë në Kupën e Botës 2018.

Më shumë bileta blenë tifozë nga Katari, Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara, Meksika, Britania e Madhe, Emiratet e Bashkuara Arabe, Argjentina, Franca, India dhe Brazili.

Katari tashmë ka shitur më shumë bileta se Rusia, e cila shiti 2.4 milionë në Kupën e Botës 2018.

 

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...