05/12/2024

Gazeta gjermane: Kthehet në tavolinë ideja e Ischinger për Kosovën

- Advertisement -spot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, 15 vite më parë kishte propozuar modelin e dy Gjermanive si ide për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë. Lidhur me këtë, gazeta gjermane ‘Frankfurter Algemeine Zeitung’ raporton se kjo ide është rikthyer sërish në ‘skenë’ përmes një propozimi franko-gjerman, transmeton Gazeta Sinjali.

Artikulli i të përditshmes gjermane raporton për negociatat mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë në Bruksel, teksa thuhet se ndonëse Prishtina dhe Prishtina po debatojnë për targa, në fakt, bëhet fjalë për të ardhmen e Kosovës.

“Më pas ambasadori u përfshi publikisht ambasadori amerikan [në Kosovë]. Si përfaqësues të forcës më të rëndësishme që mbron Kosovën, ambasadorët amerikanë në Prishtinë kanë qenë gjithmonë diçka si ‘nënmbretër’ jozyrtarë, të cilët asnjë shef i qeverisë së Kosovës nuk mund t’i injorojë lehtë”, shkruan gazeta gjermane, transmeton DW (në gjuhën serbe).

Ndërsa gazeta ishte në shtyp, në Bruksel u njoftua se ishte arritur një marrëveshje: Serbia nuk do të lëshojë më tabela të regjistrimit që i referohen qyteteve të Kosovës, kurse Kosova do të pezullojë të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë me riregjistrimin.

“Paaftësia për të rënë dakord për çështje teknike relativisht të vogla bazohet në një konflikt parimesh”, shkruan gazeta Frankfurter Algemaine Zeitung.

Serbia, me mbështetjen e Rusisë dhe Kinës në Këshillin e Sigurimit, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe “bllokon ndërtimin e shtetësisë së Kosovës kudo që është e mundur”.

Në artikull flitet edhe për formimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë, ku thuhet se Kurti me kokëfortësi refuzon të japë pëlqimin për të.

“Në Prishtinë, megjithatë, mungon një pasqyrë se veriu i Kosovës, i cili dominohet nga serbët, nuk dëshiron të integrohet plotësisht në shtet, sidomos jo me kërcënime. Kurti me kokëfortësi refuzon të japë pëlqimin për formimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë, i cili në fakt është nënshkruar me BE-në”, thuhet në artikull.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...