22/06/2024

Gazeta londineze citon një “burim të afërt” me Qeverinë Kurti: Do të rritet ndikimi turk në Kosovë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Një burim i afërt me qeverinë kosovare duke folur për gazetën londineze “Middle East Eye” ka thënë se si rezultat “i qasjes të të marrin me të mirë (appeasment) Serbisë nga Perëndimi, rëndësia strategjike e Turqisë është në fokus të mprehtë” brenda lidershipit kosovar, dhe se ndikimi turk në Kosovë “ka të ngjarë të forcohet në mënyrë të konsiderueshme”.

Në një artikull kushtuar blerjes së fundit të dronëve Bayraktar që shkaktoi acarim të madh në Serbia, media britanike ka kontaktuar, siç thonë ata, edhe dikë brenda qeverisë kosovare për të marrë vlerësime prej tyre.

“Një burim i afërt me Qeverinë e Kurtit duke folur për MEE-në tha se qeveria kosovare në të kaluarën kishte zgjedhur të mbante një distancë publike nga adminsitrata turke e Presidentit Recep Tayyip Erdogan ‘pavarësisht marrëdhënieve të forta institucionale’”, shkruan gazeta londineze.
Burimi qeveritar i thotë se ka ekzistuar një frikë në Prishtinë që po të kishte pasur një percepsion që Kosova po afrohej ngushtë me Erdoganin “mund të kishte ngjallur dyshimet e Perëndimit”.

“Sidoqoftë, është thelbësore që liderët perëndimorë të pranojnë se Kurti është një politikan pragmatik që e kupton realpolitikën dhe i përshtatet rrethanave në ndryshim. Brenda lidershipit të Kosovës, qetësimi i vazhdueshëm i Serbisë nga Perëndimi ka sjellë në fokus të thellë rëndësinë strategjike të Turqisë”, shtoi burimi.

“Si rezultat, ndikimi turk në Kosovë ka të ngjarë të forcohet në mënyrë të konsiderueshme, duke çuar në intensifikimin e lidhjeve dypalëshe, veçanërisht në sektorin e mbrojtjes”, ka thënë mes tjerash ky burim i afërt me qeverinë kosovare për median londineze.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...