Profesori universitar i gazetarisë, Dren Gërguri është shprehur se Serbia është vetë e përfshirë në shpërndarjen e propagandës.
Sipas Gërgurit, për dallim nga kjo, shtetet e tjera të rajonit duhet të punojnë në parandalimin e propagandës.
“Serbia është vetë e përfshirë në shpërndarjen e propagandës, por për këto shtetet e tjera [të rajonit], besoj që është shumë e rëndësishme që të punohet në mënyrë që të luftohet kjo formë e shpërndarjes së dezinformimit, të luftohen valët e ndryshme të dezinformatave”, thekson Gërguri.
Ai ë një intervistë për The Geopost, tregon se në Kosovë ka vështirësi për ta dalluar të pavërtetën nga lajmi i vërtetë.
“Besoj që kjo është shqetësuese për faktin se po flasim për shoqëri që jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon, përafërsisht janë njëjtë kur flasim për edukim medial, për nivelin e edukimit medial që është i ulët”, tregon ai.
Gërguri, i cili është autor i librit “Fake News – Çrregullimet informative në epokën digjitale”, shprehet se ky material cak e ka audiencën e gjerë.
“Pavarësisht në çfarë profesioni je e se çka punon, ballafaqohesh me të themi, sëmundjen e informacionit, me infodeminë, ballafaqohesh me manipulimet e informacionit dhe në anën tjetër ne e dimë që është gjithmonë e rëndësishme që ne të jemi mirë të informuar për të qenë qytetarë aktivë në proceset shoqërore në vendin ku jetojmë”, thotë shprehet Gërguri.
Në këtë intervistë, ai ka folur edhe për problemin e mënjanit të propagandës dhe dezinformimit.






