17/02/2026

Gërmime në varrezat e Muhaxherëve për gjetjen e dy trupave të shqiptarëve të zhdukur gjatë luftës

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Sot në mëngjes kanë filluar gërmimet në varrezat e Muhaxherëve në lagjen “Mati 1” në Prishtinë, ku dyshohet se ndodhen mbetjet mortore të dy trupave të shqiptarëve të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur i Republikës së Kosovës e ka konfirmuar për Klankosova.tv zhvillimin e këtyre gërmimeve të cilat janë duke vazhduar ende.

Është hera e katërt që po gërmohet në këtë lokacion ku ekziston dyshimi se gjenden mbetje mortore.

Tashmë kanë përfunduar gërmimet në një lokacion te i cili nuk është gjetur asgjë, ndërkaq për momentin gërmimet po bëhen te lokacioni i dytë./klankosova

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...