Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, këtë të marte në Berlin do të marrë pjesë në Takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme në kuadër të Procesit të Berlinit.
Bëhet e ditur se në këtë takim, Gërvalla do të paraqes qëndrimet e Kosovës në raport me Procesin e Berlinit dhe integrimin evropian të vendit.
“Pas pjesëmarrjes në Konferencën e djeshme të Koalicionit Global kundër DAESH/ISIS me ftesë të Sekretarit Blinken, të mbajtur në Uashington, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në Berlin, ku do të marrë pjesë në Takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme në kuadër të Procesit të Berlinit”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.
Gjatë ditës, për në Berlin ka udhëtuar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila do të takohet me homologun e saj gjerman, Frank Walter-Steinmeier