21/05/2025

Gërvalla në Senegal në Forumin për Paqe dhe Siguri

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Në ditën e dytë të qëndrimit në Senegal dhe pjesëmarrjes në Forumin Ndërkombëtar për Paqe dhe Siguri, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka vazhduar takimet dypalëshe me përfaqësues nga shtete të ndryshme.

Në margjina të këtij Forumi, Gërvalla takoi delegacionin e Bregut të Fildishtë, zëvendësndihmësadministrataorin e USAID-t për për Parandalimin dhe Stabilizimin e Konflikteve si dhe pjesëmarrës të tjerë të Forumit.

Në kuadër të takimeve të ndara, bëhet e ditur se temë diskutimi ndër të tjerash ishte në fusha të interesit të dyanshëm.

“Ministrja Gërvalla në margjina të këtij Forumi takoi delegacionin e Bregut të Fildishtë, të kryesuar nga Ministri i Deleguar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Bregut të Fildishtë, z. Ëautabauna OUATTARA, Zëvendës ndihmësadministratorin e USAID-it për Parandalimin dhe Stabilizimin e Konflikteve, z. Neilesh Shelat, dhe pjesëmarrës të tjerë të Forumit. Thellimi i bashkëpunimit të dyanshëm dhe konkretizimi i tij përmes programeve të veçanta dhe në fusha të interesit të dyanshëm ishin temat kryesore ku u përqendrua biseda në kuadër të takimeve të ndara”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Tutje theksohet se ministrja Gërvalla mori pjesë edhe në konferencën përmbyllëse të Forumit për media, së bashku me ministrin e Jashtëm të Senegalit, Ismaïla Maidor Fall dhe ministrin e Jashtëm të Kepit të Gjelbër/Cabo Verdes, Rui Alberto De Figueiredo Soares, “ku ajo theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me kontinentin afrikan në përgjithësi dhe bashkëpunimin me Republikën e Senegalit në veçanti”. /Teve1.info/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...