Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron.
Gërvalla në një konferencë për media tha se e ka njoftuar Cameron për zhvillimet e jashtëzakonshme të Kosovës, në fusha të ndryshme.
“Kjo është vizita e parë e ministrit të punëve të jashtme . Gjatë bisedës që e zgjatëm më shumë, e njoftova rreth zhvillimit të jashtëzakonshëm në fusha të ndryshme. Duke vënë në pah dhe sfidat me të cilat u përballem. E falënderova për mbështetjen që Mretëria e Bashkuar i ka dhënë Kosovës para dhe pas luftës”, tha ajo.
Ndërsa e ka falenderuar Cameron, për mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar pas sulmit në veri.
“Duke e njoftuar rreth agresionit vitin që shkoj, shpreha falenderim për vendosmërinë e Mbretërië së Bashkuar dhe dërgimin e trupave shtesë me një mandat të qartë, si sinjali i domosdoshëm për paqen dhe stabilitetin”, tha ajo.
“Zhvillimi dinamik i ekonomisë me rritje sipas FMN-së gati 50 për qind të GDP-së, rritje të dukshme të investimeve të huaja direkte si dhe sukseset e prekshme në luftën kundër korrupsionit, Kosova është e hapur për biznes. Kosova është pejsë e perendimit s’ka asnjë dilemë. Demokracia dhe sundimi i ligjit duhet zbatuar konkretisht, nuk duhet të mjaftohemi me fjalë të bukura.”, tha Gërvalla.
Ministrja e Jashtme Gërvalla po ashtu ka thënë se Perëndimi ka qenë gjithnjë i suksesshëm kur ka pasur qëndrim të qartë dhe kur ka vepruar me vendosmëri.
“Perëndimi ka qenë gjithnjë i suksesshëm atëherë kur ka pasur qëndrim të qartë dhe të vendosur. Ka qenë i suksesshëm kur ka vepruar me vendosmëri përballë një Moske agresive. Ekziston një konsensus gjithëshoqëror që Kosova është pjesë e Perëndimit. Mbi 90 për qind e mbështesin Kosovën në integrimet brenda BE-së”, ka thënë Gërvalla.
Ndërsa shtoi se Mbretëria e Bashkuar është një partner i veçantë strategjik.
“E falenderova Cameron për mbështetjen e vazhdueshme në procesin e anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Marrëdhëniet tona kanë rëndësi jo vetëm në aspektin e sigurisë, por dhe në diplomaci, ekonomi e të gjitha fushat”, tha Gërvalla.\mesazhi.com\