22/12/2024

Gjashtë muaj pa Kryeprokuror të Shtetit, presidentja Osmani nuk e dekreton Isufajn

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Janë bërë më shumë se gjashtë muaj që kur pozita e kryeprokurorit të shtetit ka mbetur e zbrazët. Këtë detyrë po e ushtron Besim Kelmendi.
E dekretimi ose jo i kryeprokurorit të propozuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, Blerim Isufaj është në dorën e presidentes Vjosa Osmani.

Ajo nuk ka marrë vendim për këtë as pas refuzimit të ankesës nga Kushtetuesja të kandidatëve Shqipdon Fazliu dhe Armend Hamiti, të cilët e kundërshtuan propozimin e Isufajt për kryeprokuror.

Nga zyra e Presidentes kanë thënë shkurt se nuk ka asgjë të re në këtë drejtim, e që sapo të marrin vendim do të bëjnë të ditur.

Ndërkohë, monitoruesit e procesit të përzgjedhjes së kryeprokurorit thonë se presidentja tanimë do të duhej të merrte vendim për propozimin e Isufajt për këtë pozitë.
“Në këtë drejtim deri më tani mund të them se Zyra e Presidentes e ka pasur një arsye për të vonuar këtë proces për arsye se e ka analizuar rastin, ka marrë informata nga grupet e interesit dhe nga vet Këshilli Prokurorial i Kosovës”, thotë Ehat Miftaraj, drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi.

“Ne besojmë që tanimë ka ardhur koha kur presidentja duhet ta marrë një vendim lidhur me propozimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës”.

Vullnet Bugaqku, hulumtues i lartë në KDI, e sheh të panevojshme vonesën e presidentes për dekretimin e kryeprokurorit të ri.

“Vendi asesi nuk duhet të mbetet pa Kryeprokuror të Shtetit në një kohë aq të gjatë, sepse kjo është pozitë shumë e ndjeshme dhe është pozitë sipas hierarkisë institucionale, mjaft e lartë”, thotë Bugaqku për RTK-në.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...