Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të bëjë inaugurimin e një eko-xhamie në Sisak të Kroacisë. Lajmin e ka konfirmuar kryeimami i këtij vendi, Alem Crnkiç.
Eko-xhamia është pjesë e qendrës së re Islame që ka përfunduar ndërtimin në Sisak, dhe është e vendosur në sipërfaqe prej 2600 metrash katrorë.
Sipas paralajmërimit, një e pesta e kompleksit të qendrës i kushtohet hapësirës për lutje, ndërsa pjesa tjetër, apo rreth 2 mijë metra katrorë, është e destinuar për të gjithë.
E veçanta e qendrës së re të kulturës Islame dhe xhamisë në Sisak është qëndrueshmëria e saj energjetike, prandaj edhe quhet ‘ekoxhamia’ e parë në këtë pjesë të Evropës.
Qendra do të jetë e pajisur me panele solare me fuqi të instaluar të prodhimit prej 30 kilovatësh në orë.