11/07/2025

Gjendet trupi i katërvjeçarit që ra në kanalin e Ibër-Lepencit

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Sot rreth orës 12:00 është gjetur trupi i pajetë i katërvjeçarit i cili ishte raportuar si i zhdukur pasditen e së hënës nga fshati Akrashticë e Vushtrrisë.

Telegrafi ka kontaktuar zëdhënësin e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka konfirmuar gjetjen e trupit të pajetë të katërvjeçarit.

Sipas tij, trupi është nxjerr nga kanali i Ibër-Lepencit në fshatin Bukosh të Vushtrrisë.

“Rreth orës 12:00 ekipi i kërkim shpëtimin ka gjetur trupin e pajetë të katërvjeçarit. Dyshohet që katërvjeçari ka rënë në kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Akrashticë dhe nga rrjedha e lumit është gjetur në fshatin Bukosh”, ka thënë Zahiti.

Zahiti tha se për momentin trupi i pajetë i katërvjeçarit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...