Qendra për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat, lidhur me gjendjen në pikat kufitare.
Sipas të dhënave, pritjet më të gjata për dalje nga Kosova janë aktualisht te Dheu i Bardhë, deri në një orë, teksa ka kolona deri në 300 metra.
Në merdarë, pritjet janë deri 15-20 minuta, me kolona deri në 50 metra.
Në pikëkalimet tjera, pritja për dalje është jo më e gjatë se 5 minuta.
Më poshtë gjendja në të gjitha pikëkalimet kufitare për hyrje-dalje nga Kosova.