Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë ditës së sotme pritet që të raportojë në Komisionin për Shëndetësi, lidhur me gjendjen në këtë sektor.
Sipas njoftimit, raportimi do të fillojë nga ora 10:00 në ndërtesën e Kuvendit.
“Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia raporton para Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me strategjinë Legjislative, planin dhe prioritetet e punës së Ministrisë së Shëndetësisë si dhe zhvillimet e fundit në sektorin e shëndetësisë”, thuhet në njoftim.






