28/08/2024

Gjermania dhe Italia mbështesin heqjen graduale të masave ndaj Kosovës

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Gjermania dhe Italia kanë shprehur mbështetje për heqjen e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Ndonëse të dyja kanë shprehur qëndrimin se vendimi për këtë u takon vendeve të BE-së.

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë në një përgjigje kanë deklaruar se vendet e BE-së duhet të binden se është krijuar klima për heqjen e këtyre masave.

Po ashtu Ambasada e Italisë ka deklaruar se Italia mbështet heqjen e masave, duke theksuar se kjo duhet të bëhet gradualisht në përputhje me konkluzionet e miratuara në dhjetor në Bruksel.

Ndryshe, shumica e shteteve të BE-së ishin në favor të heqjes së plotë të këtyre masave, siç edhe ka rekomanduar Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, në raportin që u dorëzoi vendeve anëtare më 18 qershor.

Aktualisht ende nuk ka ndonjë vendim nga ana e Bashkimit Evropian për këtë çështje.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano një ditë më parë i tha Telegrafit se po vazhdojnë diskutimet për heqjen apo jo të këtyre masave.

BE-ja ende nuk ka marrë vendim për heqjen e masave ndaj Kosovës, Stano thotë se diskutimet po vazhdojnë në Këshill.

 

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...