07/07/2025

Gjermania do të nisë trajnimin e ushtarëve ukrainas për tanket ‘Leopard’

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Zëdhënësi i Ministrisë gjermane të Mbrojtjes, Arne Collatz, tha se vendi i tij planifikon të fillojë trajnimin e ushtarëve ukrainas për përdorimin e tankeve “Leopard 2” brenda pak ditësh.

“Vetëm një kohë e shkurtër përgatitore është e nevojshme për këtë, prandaj trajnimi mund të fillojë ndoshta këtë muaj, por më së voni në fillim të shkurtit”, u tha Collatz gazetarëve në Berlin.

Qëllimi është t’i mundësohet Ukrainës të integrojë tanket e betejës në mbrojtjen e saj deri në “fundin e këtij tremujori”, shtoi ai.

Për një flotë prej 14 tankesh, duke përfshirë mirëmbajtjen, do të nevojiteshin 50 deri në 100 persona.

Qeveria gjermane ka njoftuar më parë se do të mbështesë Ukrainën në luftën kundër Rusisë me 14 tanke “Leopard 2”.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, ky angazhim përfshin një paketë totale që përfshin stërvitje, stërvitje taktike, municione dhe pjesë rezervë.

Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius tha se tanket e para luftarake “Leopard” nga Gjermania mund të transferohen në Ukrainë brenda rreth tre muajsh.

Stërvitja do të fillojë së shpejti dhe rrugët e furnizimit do të qartësohen shumë shpejt, tha ai pas një takimi të Komisionit Parlamentar të Mbrojtjes në Berlin./aa

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...