04/11/2026

Gjermania e “tronditur” nga sulmi izraelit me raketa ndaj kompanisë mediatike palestineze në Gaza

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Gjermania është “e tronditur” nga sulmi vdekjeprurës raketor izraelit në Gaza, i cili vrau një fëmijë dhe një punonjës të një kompanie prodhimi që punonte për transmetuesin publik gjerman ZDF, transmeton Anadolu.

“Lajmi për bombardimet dhe vrasjen e dy personave, përfshirë një fëmijë 8-vjeçar, është thellësisht tronditës”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Kathrin Deschauer në një konferencë për mediat në Berlin.

Ajo shtoi se është “e rëndësishme të hetohet” sulmi vdekjeprurës i Izraelit. Deschauer tha se punonjësit e ndihmës humanitare, gazetarët, punonjësit e shpëtimit dhe civilët “janë natyrshëm nën mbrojtje të veçantë”.

Ambientet e kompanisë së prodhimit Palestine Media Production (PMP) në Deir el Balah, në jug të Gazës, u goditën nga një raketë të dielën pasdite. Kompania ka punuar për dekada me studion ZDF në Tel Aviv.

Një inxhinier 37-vjeçar nga kompania dhe djali 8-vjeçar i një punonjësi tjetër u vranë në sulm. Një tjetër anëtar i stafit të PMP, i paidentifikuar, 31-vjeç u plagos. Imazhet e bëra pas sulmit tregojnë se furgoni i transmetimit SNG (mbledhja e lajmeve satelitore) si dhe automjetet e ekipit u shkatërruan gjithashtu.

Duke reaguar ndaj sulmit izraelit, kryeredaktorja e ZDF-së, Bettina Schausten tha se “Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre, të cilëve u shprehim ngushëllimet tona më të thella. Është e papranueshme që profesionistët e medias sulmohen ndërsa kryejnë punën e tyre”.

Mbi 250 gazetarë janë vrarë në Rripin e Gazës, më shumë se në çdo konflikt tjetër në kohët moderne.

Që nga tetori i vitit 2023, lufta gjenocidale e Izraelit ka vrarë më shumë se 68 mijë palestinezë në enklavë dhe ka plagosur më shumë se 170 mijë të tjerë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...

dizipaldeneme bonusupadişahbetholiganbetcasibomcasibom girişcasibom güncelbetpasjojobetdeneme bonusu veren sitelermarsbahisholiganbetjojobet giriştaraftarium24taraftarium24casibombahisfair güncel girişbahisfair güncel girişbahisfairdeneme bonusu veren sitelersahabetdeneme bonusucanlı maç izlemrwinnertaraftarium24justin tvjustin tvtaraftarium24justin tvjustin tvdeneme bonusujustin tvdeneme bonusutaraftarium24justin tvtaraftarium24justin tviptvtaraftarium24justin tvjustin tviptviptvporno izlejustin tvjustin tvjustin tvdizipaltaraftarium24justin tvimajbetimajbetpusulabetvdcasinomarsbahissuperbetinpusulabetimajbettipobetmatbetmatbetsekabetimajbetimajbetjojobetcasinowonpalacebetjojobetgrandpashabetbets10marsbahiscratosroyalbetcratosroyalbetjustin tvholiganbettaraftarium24deneme bonusutaraftarium24deneme bonusu veren sitelertaraftarium24justin tvpusulabetpusulabetjojobetgrandpashabetholiganbetholiganbetcasibomjojobetpalacebetcasinomilyondeneme bonusu veren sitelerCasino Sitelericasinomilyondeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusuSlot Sitelerideneme bonusucasibomcasibom girişcasibomgrandpashabetholiganbetbetciogüvenilir bahis sitelerideneme bonusu veren sitelermarsbahisholiganbettrlisans pinterestgiftcardmall/mygiftjojobetmarsbahisgüvenilir bahis sitelerideneme bonusu veren sitelerbahis sitelericasino sitelerigrandpashabetgrandpashabetcasinowoncasinowondeneme bonusutaraftarium24grandpashabetjojobetmarsbahismarsbahismarsbahisjojobetjojobetjojobetgiftcardmall/mygift