04/10/2024

Gjermania zgjat mandatin e ushtarëve të saj për misionet në Kosovë, BeH dhe Liban

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Gjermania zgjati me një vit mandatin e ushtarëve të saj që ndodhen në Misionin Paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Forcën e Bashkimit Evropian EUFOR Althea dhe Forcën e Përkohshme Paqeruajtëse të OKB-së në Liban (UNIFIL), transmeton Anadolu.

Parlamenti gjerman miratoi vendimin e qeverisë për vazhdimin edhe për një vit të mandait të Misionit Paqeruajtës të BE-së EUFOR Althea në Bosnjë e Hercegovinë, forcave të armatosura që ndodhen nën strukturën e KFOR-it në Kosovë dhe të ushtarëve të saj në kuadër të UNIFIL.

Misioni i KFOR-it në Kosovë njihet si misioni i jashtëm më afatgjatë i Bundeswehr (Forcat e Armatosura të Gjermanisë) me një periudhë prej 25 vitesh. Ushtria gjermane është e pranishme në Kosovë që nga viti 1999 me rreth 400 ushtarë si pjesë e misionit ndërkombëtar.

Misioni i BE-së, EUFOR Althea u krijua në vitin 2004 për të monitoruar zbatimin e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit dhe për të garantuar sigurinë në vend. Në EUFOR ndodhen rreth 50 ushtarë gjermanë.

Ndërsa një fregatë e marinës gjermane po kryen mision në Mesdhe me 300 ushtarë në kuadër të misionit UNIFIL.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...