19/04/2024

Gjithmonë me serbët e Kosovës

të fundit...

- Advertisement -spot_img

“Na presin shumë telashe sa i përket Kosovës”, ka thënë presidenti serb në një tubim parazgjedhor të partisë së tij PPS, i cili edhe një herë ka paralajmëruar “situatë edhe më të vështirë”.

“Nuk dua t’ju ​​them fare se çdo gjë do të jetë e ëmbël dhe se do të rrjedhin mjaltë dhe qumësht dhe lulet do të lulëzojnë. Ju e dini këtë dhe unë nuk do t’ju gënjej”, ka thënë Vuçiqi në një tubim në Krushevc.

Në anën tjetër, ai ka paralajmëruar se “do t’i mbrojë” interesat jetike, kombëtare dhe shtetërore të Serbisë dhe serbëve të Kosovës “deri në frymën e tij të fundit”.

Çfarëdo që të ndodhë, ne do të jemi gjithmonë me popullin tonë, para dhe pas Banjskës dhe do të jemi gjithmonë me serbët që jetojnë në Kosovë dhe nuk do t’i lëmë kurrë në baltë”, ka pretenduar Vuçiqi.

Në takimin e kaluar parazgjedhor në Arenën e Beogradit në fund të javës së kaluar, presidenti serb ka paralajmëruar “gjendjen e rëndë në Kosovë”.

“Kohërat e vështira në Kosovë, dhe do të ketë edhe më shumë, jam shumë i sigurt, ndoshta edhe më të vështira. Por, ne kurrë nuk do të heqim dorë nga “populli ynë” dhe kurrë nuk do t’ua kthejmë shpinën”, ngjashëm ka pretenduar në atë kohë Vuçiqi.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...