05/02/2025

Gjobitet me 300 euro dhe i merret patentë shoferi ferizajasit që vozitë me shpejtësi deri në 192 km/h

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt ka gjobitur një person pasi i njëjti ishte duke vozitur me shpejtësi deri në 192 km/h, në zonën e kufizimit 50 km/h.

Sipas policisë, vozitësi ishte i moshës 25 vjeçare.

Përpos dënimit me 300 euro, në patentë iu shqiptuan 3 pikë negative dhe iu hoq e drejta për 3 muaj të vozisë.

“Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, mbrëmë në ora 21:20 ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, saktësisht në fshatin Prelez të Ferizajt, ku në zonën e kufizimit 50 km/h zhvilloi shpejtësi 192 km/h. Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet N. H., i moshës 25 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro, 3 pikë negative dhe tre (3) muaj masë mbrojtëse (heqje e patentë shoferit). Ai në tërësi e pranoi kundërvajtjen e shkaktuar”, njofton policia.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...