12/12/2024

Gjykata i cakton një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë në Klinë

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Gjykata Themelore në Pejë i ka caktuar masën e paraburgimit prej 1-muaji personit J.H si i dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Klinë ditën e djeshme.

Siç mësoi ekskluzivisht Sinjali, bëhej fjalë për Jon Hotin, i cili është djali i ish-kandidatit të LDK-së për kryetar të Klinës, Besim Hoti nga fshati Jashanicë.

Ngjarja e djeshme tronditi Kosovën, ku mbetën të vrarë dy persona në një lokal në Klinë, njëri u vra në vend teksa tjetri humbi jetën më vonë pasi nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.

I dyshuari Jon Hoti u arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të Prokurorit shtetit u ndaluar për 48 orë dhe më pas u bë kërkesa e tij për t’i caktuar masën e paraburgimit dhe Gjykata Themelore në Pejë e ka aprovuar këtë kërkesë.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...