13/07/2025

Gjykata në Izrael refuzon kërkesën e Netanyahut për shtyrjen e dëshmisë, Trump: Gjueti shtrigash

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Një gjykatë në Izrael ka refuzuar kërkesën e kryeministrit Benjamin Netanyahu për të shtyrë dëshminë e tij në gjyqin për korrupsion, pavarësisht mbështetjes së shprehur publikisht nga presidenti amerikan, Donald Trump, shkruan Gazeta Sinjali.

Avokati i Netanyahut kërkoi të enjten që kryeministri të mos paraqitej për dëshmi për dy javë, duke pretenduar se ai duhet të fokusohet në “çështje të sigurisë” pas përfundimit të konfliktit 12-ditor mes Izraelit dhe Iranit.

Por Gjykata e Qarkut në Jerusalem, në vendimin e saj të publikuar online, deklaroi se: “Forma aktuale e kërkesës së Netanyahut nuk ofron bazë apo justifikim të detajuar për anulimin e seancave dëgjimore.”

Ndërkohë, Donald Trump reagoi duke e cilësuar gjyqin si të padrejtë.

Ky është një proces i turpshëm. Është një gjueti shtrigash dhe duhet të anulohet menjëherë ose të falet ky hero i madh.”

Netanyahu po përballet me akuza për ryshfet, mashtrim dhe shpërdorim detyre në disa raste që lidhen me përfitime personale dhe marrëdhënie të dyshimta me mediat.

Ai i ka mohuar të gjitha akuzat.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...