03/09/2025

Godet veturën e Policisë gjatë ndjekjes në Kaçanik – lëndohen tre policë, i dyshuari arratiset në Maqedoninë e Veriut

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Njësiti i Task Forcës DRK–Lindje i Policisë së Kosovës ka hasur në një automjet të dyshuar për kontrabandë në zonën e Kaçanikut, gjatë patrullimit të rregullt operativ.

Sipas njoftimit të Policisë, bëhet fjalë për një kombi pa targa i cili nuk iu bind urdhrave për ndalim dhe gjatë ndjekjes drejtuesi i dyshuar ka goditur qëllimisht veturën zyrtare të Policisë së Kosovës.

Si pasojë e përplasjes, tre zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore, për të cilat kanë pranuar trajtim mjekësor.

I dyshuari ka braktisur automjetin dhe është arratisur në drejtim të panjohur në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërkohë që automjeti i mbushur me mall të kontrabanduar është konfiskuar dhe do t’i dorëzohet Doganës së Republikës së Kosovës.

Policia bën të ditur se rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...