15/07/2024

Grubi: Rusia dëshiron të rrëzojë qeverinë e LSDM-së dhe BDI-së

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ndikimi rus në Maqedoninë e Veriut është evident dhe rrjedhimisht ndikimi i tij në skenarët destabilizues në raport me shumicën parlamentare, thekson zv. kryeministri i parë Artan Grubi në intervistën e sotme për agjencinë “Kosova Press”.

Grubi thotë se ndikimi i Rusisë në vend është i dukshëm, gjë që, sipas tij, shihet edhe nga fakti se ka parti maqedonase, përfshirë edhe në Kuvendin e Republikës, të cilat haptazi e mbështesin agresionin rus në Ukrainë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ne jemi i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që zyrtarisht kemi një parti politike që është degë e partisë së Putinit në Rusi dhe që funksionon në Maqedoninë e Veriut, ndërsa kemi gjithashtu një parti tjetër parlamentare, me dy deputetë, që haptazi mbështet agresionin rus në Ukrainë dhe është vënë në funksion të agjencive ruse në Kuvendin e RMV-së, nuk njeh pavarësinë e Kosovës, nuk njeh Marrëveshjen Kornizë të Ohrit dhe ka në program tërheqjen e njohjes së Kosovës dhe anulimi i Marrëveshjes së Ohrit… dhe që fatkeqësisht ishte në koalicion edhe me partitë opozitare shqiptare dhe OBRM-PDUKM-në me qëllim të rrëzimit të pushtetit pro-evropian në vend”, thotë Grubi.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...