27/07/2024

Gucati e Haradinaj pritet të ankohen në Supreme, kjo është koha kur pritet të kthehen në Kosovë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ish drejtuesit e OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj pritet të ankohen në Supreme pas vendimit të Gjykatës së Apelit.

Kështu ka bërë të ditur, djali i Hysniut, Musli Gucati.

Ai ka thënë se mbrojtja është duke e përgaditur ankesën dhe së shpejt do të dorëzohet.

Gucati në një prononcim për IndeksOnline, ka thënë se edhe pas vendimit të Apelit, ish drejtuesit e OVL-UÇK-së po vazhdojnë të vuajnë dënimin në Hagë.

“Nuk dihet se ku do ta vuajnë dënimin, mbase kanë më pak ndoshta aty. Nuk kanë vendos kurrgjo. Nuk e dinë as ata për momentin”, ka thënë Gucati.

Më tutje, ai ka thënë se sipas llogaritjeve, nëse vendimi i Apelit mbetet në fuqi, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj pritet të lirohen në vjeshtën e vitit të ardhshëm.

Kujtojmë se Gjykata e Apelit më 2 gusht vendosi uljen e dënimit për tre muaj, për ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë.

Dënimet e njësuara, sipas Apelit, do të jenë prej 4 vjetësh e tre muaj burgim dhe paneli i Apelit tha se koha e qëndruar në paraburgim do t’iu llogaritet në dënim.

Më 18 maj 2022, Gucati dhe Haradinaj u shpallën fajtorë për pengim të administrimit të drejtësisë, duke u dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim./IndeksOnline/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...