12/12/2024

Haradinaj flet për raportin me Radoiçiqin: Me të i ndava rrugët në vitin 2018

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur për raportin e tij me kriminelin MIlan Radioiçiq, me të cilin tha se i ka ndarë rrugët në vitin 2018.

Haradinaj komentoi takimin që e quajti të famshëm dhe tregoi rrjedhojën e takimit të tij me nënkryetarin e Listës Serbe.

“Me z.Radojiçiq unë i kam nda rrugët në 2018-ën, takimi i famshëm që shihet në zyre e ka pas këtë përmbajtje, p.sh nuk e kemi elaboru çdo herë. Përmbajtja ka qenë Kosova po i voton ligjet e ushtrisë së vet dhe serbët janë kanë në gjendje me u pajtu me ligjet, vetëm nëse përfshihet ndonjë nen që ushtria e Kosovës nuk shkon në veri, në momentin kur e kanë vërtetu që ligjet do të shkojnë pa asnjë kufizim, pra ushtria e Kosovës në bazë të ligjeve ka obligim me mbrojtë gjithë territorin dhe ju e dini janë nda rrugët. Kjo është e vërteta, çdo fakt nga viti 2018 e tuje, kam provu edhe me i bind që krijimi i ushtrisë së Kosovës nuk është kundër tyre e serbëve të Kosovës, mund të shërbejnë edhe të rinjtë serbë, por ata nuk e kanë pranu dhe i kemi nda rrugët”, tha Haradinaj në T7.

Radoiçiq dyshohet se ka qenë pjesëmarrës i grupit terrorist që sulmuan Policinë e Kosovës të dielën në Banjskë të Zveçanit, ku edhe u plagos.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar disa pamje të grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës, ku shihet edhe Radoiçiq, i cili është i sanksionuar nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...