14/04/2024

Hasani: BQK s’ka a autorizim as ligjor e as kushtetues për të caktuar valutën, Rregulloren s’e trajton Kushtetuesja

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Avokati serb nga Kosova, Vasilije Arsiq, bashkë me disa kolegë të tij e kanë çuar në Gjykatë Kushtetuese të Kosovës çështjen e Rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës që rregullon operacionet me para të gatshme dhe që njeh euron si valutën e vetme zyrtare në Kosovë, duke përjashtuar kështu dinarin nga përdorimi. Siç pretendon Arsiq, Rregullorja e BQK-së është në kundërshtim me Kushtetutën, meqë BQK s’ka të drejtë të marrë vendime të tilla, meqë sipas Kushtetutës së Kosovës çështja e valutave rregullohet me ligj dhe jo me rregullore. Avokati serb thotë se Kosova s’ka ende ligj që rregullon se cila valutë është e vlefshme dhe sipas tij vlen rregullorja e UNMIK që e njeh dinarin si valutë legale.

Lidhur me këtë çështje në një intervistë ekskluzive për Gazetën Express ka folur ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese dhe një nga njohësit më të mirë të Kushtetuës së vendit, Enver Hasani.

Hasani thotë se avokati serb ka të drejtë kur thotë se çështja e përcaktimit të valutës s’mund të bëhet me Rregullore, megjithatë thotë se Gjykata Kushtetuese s’është vendi i duhur për t’u ankuar. Hasani thotë se askush nuk mund të sfidoj në Kushtetuese Rregulloren e BQK-së meqë s’kanë autorizim kushtetues.  Ish-kreu i Kushtetueses sqaron se Rregullorja e BQK-së nuk është rregullore e qeverisë e as akt juridik i saj dhe si e tillë mund të sfidohet vetëm sa i përket ligjshmërisë sipas ligjit në fuqi për konfliktet administrative. Hasani thotë se për këtë çështje vendosin gjykatat e rregullta.

Profesori Hasani gjithashtu hedh poshtë dhe pretendimet e avokatit serb për vlefshmërinë e rregulloreve të UNMIK-ut, duke sqaruar se në vitin 2012 ka përfunduar pavarësia e mbikëqyrur dhe se që nga ajo kohë, Kushtetuta e Kosovës është akti më i lartë juridik në vend.

Në fund, Hasani teksa flet për fuqinë juridike të Rregullores së BQK-së, thotë se vetëm me ligj mund të rregullohet çështja e valutave dhe se askund në botë nuk përcaktohet një gjë e tillë me akte nënligjore. Shkurt, Hasani thotë se BQK s’ka autorizim as ligjor e as kushtetues për të specifikuar valutën nacionale si mjet pagese, të vetme apo krahas të tjerave.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...