10/10/2024

Hashani: Vaksina e moshës 1 vjeç nuk lidhet me shfaqjen e autizmit, prindërit të vaksinojnë fëmijët

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Mbi 8 mijë vaksina janë dhënë në tetor dhe  në javën e parë të nëntorit për mbrojtje kundër gripit sezonal.

Vaksinat janë marrë nga fëmijët më imunitet më të dobësuar, nga personat mbi 65- vjeç dhe nga personat që kanë sëmundje kronike.

Valdet Hashani, Kryeshef i Departamentit të Mjekësisë Familjare në një intervistë për Telegrafin ka folur për virozat që paraqitën në sezonin vjeshtë/dimër, vaksinat e reja që janë shtuar në kalendarin e vaksinimit,  si dhe vaksinën që u jepet fëmijëve në moshën 1 vjeç.

Sa i përket dyshimeve që shumë prindër kanë me lidhjen e vaksinës së 1 vjeçarit MMR dhe autizmit, Hashani tha se të gjitha janë vetëm teori konspirative dhe se nuk asnjë dëshmi shkencore që e ka vërtetu se vaksinat ndikojnë në paraqitjen e autizmit.

“Teori konspirative, nuk ka lidhje asnjëra prej vaksinave të kalendarit me paraqitjen e autizmit, faktorët dhe shkaktarët e autizmit janë shumë e shumë të tjerë. Deri më sot shkenca nuk e ka vërtetuar se vaksinat janë të lidhura me autizëm. Apeli ynë është si mjek, që fëmijët duhet të vaksinohet dhe të shkohet vaksinimi sipas kalendarit, sepse në në këtë mënyrë ne e mbrojmë fëmijët nga sëmundjet”, pohoi mes tjerash ai.

Ndërsa, për gripin sezonal, Hashani tha se prindërit nuk duhet tu japin fëmijëve antibiotikë kur janë të prekur nga gripi.

“Në këtë sezonë zakonisht në fillim të tetorit fillojnë edhe simptomat e gjendjes gripoze të gripit sezonal, që në krahasim me vitin e kaluar pothuajse jemi në norma të njëjta, nuk ka ndonjë rritje të jashtëzakonshme, mirëpo këtë vit kemi simptoma edhe tjera qofshin ato me vjellje, temperature dhe barkqitje. Po gjitha këto hyjnë në grupin e infeksioneve që janë viroza sezonale”, është shprehur ai.

Hashani potencoi se kur fëmijët kanë ethe dhe temperaturë duhet shkuar me ilaçe kundër temperaturës dhe asnjëherë me antibiotikë.

“Bëjmë apel te prindërit që fëmijët e tyre nëse kanë temperaturë ose kollë nuk duhet të jepen antibiotikë pa vizitën te mjeku. Për këtë arsye kanë qendrat e mjekësisë familjare, ku fillimisht mund të i vizitojnë, pastaj mjeku e cakton a duhet të jepet antibiotikë”. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...