Nga Jehona Baftiu Endokrinologe
Gjëndra tiroide është një gjënder e vendosur në pjesën e përparme të qafës ,e cila ka formën e fluturës ,dhe funksioni i saj është që të prodhoj dy hormone shumë të rëndësishme siç janë T4(tetraiodtironina) dhe T3 (triiodtironina).
Këto dy hormone luajnë rol thelbesor në metabolizmin bazal të trupit ,termorregullimin ,procesin e frymarrjes ,ritmin e zemres ,procesin e njohjes dhe vetëdijes . Ndaj për këtë arsye çdo çrregullim që atakon funksionin normal të saj do të ndikoj në të gjitha këto procese.
Simptomat që na i jep mbiprodhimi i hormoneve të tiroides mund të ngatërrohen me ankth ,dhe shpesh herë të neglizhohen ose të mos mirren serizozisht ,sepse janë gjithëpërfshirëse dhe jo specifike.
CILAT JANE KËTO SIMPTOMA :
Pagjumësia
Nervozizmi
Impulsiviteti
Djersitjet e tepërta
Duar të djersitura dhe të ngrohta gjatë gjithë kohës
Individitët që kanë këto probleme nuk i durojnë ambientet me temperaturë te lartë
Kanë rrahje të shpeshta të zemrës
Dridhje të duarve
Humbje peshës
Dhimbje muskulare
Diarre
Çrregullime të ciklit tek femrat
Pamundësi për të dy gjinit për fertilitet
Nëse keni disa nga këto simptoma ,rekomandohet të testoheni për funksionin e gjëndres tiroide ,permes analizave laboratorike që perfshijnë bërjen e TSH ,free T3 dhe free T4 dhe të bëni ultrazë të gjëndres tiroide për vlersimin e vaskularizimit të saj ,dhe të konsultoni Endokrinologun .