17/06/2024

Hoti: Lidershipi i Kosovës të jetë i kujdesshëm në deklarime dhe kushtëzime lidhur me dialogun

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se lidershipi i Kosovës duhet të jetë i kujdesshëm në deklarime dhe kushtëzime lidhur me procesin e dialogut.
Siç ka deklaruar ai, tani është një moment i ri në proces të dialogut për normalizimit të marrëdhënieve me fqinjin tonë agresor.

Ndaj, Hoti ka thënë se në koordinim me aleatët, lidershipi i Kosovës duhet të shfrytëzojë këtë moment për të rivendosur “bashkëpunimin e cenuar” me aleatët dhe për avancim të integrimit euro-atlantik, “e jo për politikë të brendshme siç po vepron tani”.

“E dyta, lidershipi i Kosovës duhet të jetë i kujdesshëm në deklarime dhe kushtëzime lidhur me dialogun. Dialogu jonë është para se gjithash me Brukselin e Uashingtonin. Përmes tyre qendrave kalon rruga e Kosovës për BE dhe NATO. Rrugë tjetër nuk ka. Kushtëzimet na izolojnë. Shpresoj që kësaj radhe lidershipi i Kosovës ka zënë mend për rëndësinë e respektimit të këshillave të aleatëve, të cilët në çdo moment po e garantojnë kushtetutshmërinë dhe integritetin territorial e sovranitetin e shtetit të Kosovës”, ka shkruar deputeti i LDK-së në Facebook.
Tutje, ai ka shtuar se duhet rindërtuar konsensusi dhe dakordimi me aleatët, i cili dakordim sipas tij ka ekzistuar në qeverinë paraprake, për një proces dialogu që shpie tek marrëveshja për njohje reciproke si e vetmja zgjidhje për paqe të përhershme në këtë pjesë të Evropës.

“Lidershipi i Kosovës duhet të fokusohet në ndërtimin e këtij konsensusi me aleatët tanë, e jo në agjendë triviale për t’ia mbushur mendjen botës se çfarë është fqinji jonë verior. Jam i bindur se inteligjenca informative e aleatëve nuk ka nevojë për deklarime ditore të lidershipit të Kosovës”, ka përfunduar Hoti. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...