08/10/2024

Hovenier: Asociacioni është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ambasadori amerikan në një konferencë për media tha se drafti i këtij Asociacioni është shqyrtuar nga BE-ja e ShBA-ja dhe është përgatitur në mënyrë që të jetë plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se ka urgjencë nga vendet e Bashkimit Evropian (BE) për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Hovenier në një konferencë për media tha se drafti i këtij Asociacioni është shqyrtuar nga BE-ja e ShBA-ja dhe është përgatitur në mënyrë që të jetë plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe se për formimin e tij “nuk duhet kërkuar ndryshime kushtetuese”.

“Duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën aktuale të Kosovës. Nuk duhet të kërkohen ndryshime kushtetuese. Duhet të jetë në përputhje me vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive. Nuk duhet të ketë nivel shtesë të pushtetit”, deklaroi Hovenier, duke shtuar se ata besojnë që ky draft, që i është dorëzuar Qeverisë së Kosovës, i përmbush të gjitha këto kritere në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, theksoi Hovenier.

Ai tha se fjalën e fundit për draft-statutin e Asociacionit duhet ta japë Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe një prej dispozitave të draftit është se ai do të analizohet nga kjo gjykatë.

Ambasadori amerikan ka thënë se nuk ka ndonjë sekret për draftin e Asociacionit, por, sipas tij, nganjëherë negociatat diplomatike kërkojnë sekrete kur bëhet fjalë për diçka të ndjeshme, pasi, siç tha ai, “është më e përshtatshme të arrihet mirëkuptimi mes palëve”.

Hovenier shtoi se nuk ka më arsye pse Qeveria të mos ecë përpara me këtë draft-statut dhe përveç implementimit të Asociacionit, Kosova duhet t’i zbatojë të gjitha obligimet e marra nga Marrëveshja Bazë e Brukselit dhe Aneksi i zbatimit në Ohër.

Pesë emisarët perëndimorë në krye me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun Mirosllav Lajçak vizituan Prishtinën dhe Beogradin më 21 tetor, ku ua prezantuan Kosovës dhe Serbisë një draft-statut për Asociacionin, për të cilin thonë se është model modern evropian, por përmbajtja e të cilit nuk është bërë publike ende.

Lajçak gjatë kësaj jave zhvilloi vizitë ku u takua me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, dhe me krerë të partive opozitare. Pas takimeve emisari Lajçak shkroi në rrjetet sociale se pati “një ditë produktive me shkëmbime të mira në Kosovë mbi zhvillimet e fundit për dialogun Kosovë-Serbi dhe rrugën përpara”.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...