13/06/2024

Hovenier tha se SHBA-ja e din saktësisht ku është kufijtë e Kosovës, Petkoviq reagon çuditshëm

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyre për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i ka reaguar ambasadorit amerikan Jeff Hovenier, pasi ky i fundit ka thënë se Kosova është shtet demokratik, me kufijtë ekzistues.

Në një shkrim në Twitter, Petkoviq ka thënë se“Kufijtë e Kosovës janë të Serbisë”, duke përmendur kështu rezolutën 1244 të OKB-së.

Ndërsa ka shtuar se Lista Serbe është parti opozitare si të gjitha partitë opozitare, duke theksuar s’e nuk e konsiderojnë subjekt politik serb, por parti të serbëve etnikë në Kosovë.

“Ne e dimë mirë ambasador Jeff Hovener, kufijtë në Kosovë, janë kufijtë e Serbisë në përputhje me Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244 të OKB-së. Dhe Lista Serbe është zgjedhja dhe zëri i popullit serb që mbron interesat kombëtare të popullit të tij në Kosovë, jo të ambasadave të huaja”, ka deklaruar Petkoviq.

Hovenier ka folur edhe për takimin e Listës Serbe me të dërguarin e posaçëm të Ëashingtonit për Ballkanin e Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Pashë disa komente të Listës Serbe pas takimit dhe dua të theksoj disa gjëra. E para është që SHBA-ja e konsideron Kosovën të pavarur, dhe që nga viti 2008 nga shpallja e pavarësisë, ne e kemi njohur shtet sovran, i pavarur dhe demokratik. Puna që bëjmë ne me Listën Serbe, si parti politike e Kosovës, është puna që e bëjmë edhe me të tjera parti opozitare në Kosovë. Nuk duhet të ketë pyetje apo sugjerim për qëndrimin e SHBA-së se Kosova është tjetër pos shtet i pavarur”, tha Hovenier./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...