12/12/2024

Hovenieri: Jam i shqetësuar për ndalimin e Jankoviqit nga Serbia

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është takuar të enjten me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin. Në takim u diskutua ndalimi i qindra qytetarëve kosovarë nga Serbia, në kufirin me Kroacinë, përfshirë këtu edhe mbajtjen e zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq.

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ka thënë se është i shqetësuar me ndalimin e qytetarëve dhe të zyrtarëve policorë të Kosovës në Serbi.

Hovenier para gazetarëve tha se SHBA-ja vazhdon të punojë me BE-në në procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Jam i shqetësuar për këtë çështje, sepse dikë për të cilin ne e njohëm ndër vite të tëra dhe kemi ndihmuar për integrimin e komunitetit serb në PK pavarësisht etnisë, andaj rolin tyre që e kanë luajtur në pjesën e PK-së, përfshirë edhe në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe jemi në mënyrë të veçantë të shqetësuar për ndalimin e Jankoviq”, tha Hovenier.

I pyetur për përgjigjen e SHBA-së ndaj veprimit të Serbisë, Hovenier ka thënë se mbështet qëndrimin e BE-së.

“Stano ishte mjaft i qartë në këtë çështje dhe se si BE-ja i sheh gjërat. Ne pajtohemi me BE-në, edhe SHBA-ja pret që të gjitha zotimet e arritura përmes dialogut të zbatohen plotësisht nga Serbia dhe Kosova”, ka thënë ai.

Gjatë së mërkurës shumë qytetarë nga Kosova u bllokuan nga Serbia në pikën kufitare me Kroacinë. Pos kësaj, 10 zyrtarë policorë, përfshirë edhe zëvendësdrejtorin e policisë, Dejan Jankoviq, u ndaluan nga autoritetet serbe.

Dje pesë nga ta u liruan, ndërkaq sot u liruan edhe katër të tjerë, ndërkaq Jankoviq po mbahet ende nga Serbia./Dukagjini/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...