15/06/2024

Hulumtim: Deri në 2050 më shumë se 1,3 miliard njerëz me diabet

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Sëmundja e diabetit sipas analizave mjekësore në tri dekadat e ardhshme pritet të rritet në mënyrë agresive.

Numri i të rriturve që jetojnë me diabet në mbarë botën do të dyfishohet deri në vitin 2050, thotë hulumtimit i fundi i revistës shkencore The Lancet.

Parashikimet janë që numri i diabetikëve të rritet nga 529 milionë në vitin 2021 në 1,3 miliardë në vitin 2050, raporton Guardian.

Ekspertët deklarojnë se të dhënat janë alarmante, duke shtuar se diabeti ia kalon shumicën e sëmundjeve në botë dhe se paraqet një kërcënim të konsiderueshëm për njerëzit dhe sistemet shëndetësore.

“Diabeti mbetet një nga kërcënimet më të mëdha për shëndetin publik dhe pritet të rritet në mënyrë agresive gjatë tri dekadave të ardhshme në çdo vend, grupmoshë dhe gjini, duke paraqitur një sfidë serioze për sistemet shëndetësore në mbarë botën”, tha dr. Shivani Agarwal nga Kolegji Albert në Nju Jork.

Kombet e Bashkuara paraprakisht njoftuan se deri në vitin 2050 do të ketë rreth 9,8 miliardë njerëz në planet, sipas mediave britanike i bie se deri atëherë një në shtatë dhe një në tetë njerëz do të jetojnë me diabet.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...