10/04/2024

Humbi jetën në aksident trafiku, mesazhi i fundit emocionues i aktivistit Mentor Merovci për Muajin e Ramazanit

të fundit...

- Advertisement -spot_img
Mentor Merovci, një aktivist dhe humanist nga Vushtrria, i cili vdiq të hënën në një aksident trafiku, shprehu një ide të fundit pak para se të ndërronte jetë.
Në një shkrim në Facebook, Merovci dha një ide për të dal e për të shpërndarë hurma e ujë në kohë të iftarit.
Ai sugjeroi që qytetarë aktivë të dilnin në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë dhe të shpërndanin ujë e hurma në kolonën e automjeteve në rrugë.
“Qe ni ide me fitu shuuumë sevape këtë Ramazan…. me dal ne vakt iftari e me shpërnda ujë e hurma ne kolonë prej Vushtrrisë deri Stanovc”, tha ai.
Merovci vdiq të hënën në mbrëmje në një aksident në dalje të Vushtrrisë.
Në këtë aksident, mbetën të lënduar edhe tre persona, tha Policia e Kosovës.
- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...