09/05/2025

Houthit shënjestrojnë qytetin izraelit Eilat, një anije amerikane dhe një britanike

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Houthit në Jemen njoftuan se kanë shënjestruar qytetin Eilat në jug të Izraelit, një anije amerikane në Detin e Kuq dhe një anije britanike në Gjirin e Adenit me raketa detare dhe mjete ajrore pa pilot.

Zëdhënësi ushtarak i Houthive, Yahya Saree, në deklaratën e tij për kryerjen e operacioneve me UAV në rrjetin social X tha: “Marina e Jemenit kreu operacion me një sërë raketash balistike dhe UAV kundër zonave të ndjeshme të armikut Izraelit në qytetin Eilat në jug të Palestinës së pushtuar”.

Ai theksoi se një anije britanike në Gjirin e Adenit është shënjestruar me një numër të përshtatshëm raketash detare dhe mori një goditje të drejtpërdrejtë. Saree tha se një destrojer amerikan në Detin e Kuq ishte shënjestruar me një numër të dronëve.

Ushtria izraelite njoftoi në deklaratën e saj se një “objektiv” ajror që vinte nga drejtimi i Detit të Kuq u shkatërrua në ajër përpara se të hynte në qytetin Eilat.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...