24/06/2024

I dyshuari për përfshirje në incidentin e “Bon Vivantit” i kërkuar edhe nga FBI-ja

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Njëri nga të dyshuarit për përfshirje në incidentin në kafiterinë e Prishtinës “Bon Vivant” mbrëmjen e së premtes mësohet të jetë i kërkuar edhe nga FBI.

I njohur me pseudenimin “Duka”, Dukagjin Nikollaj kërkohet edhe nga FBI-ja për trafikim narkotikësh.

Bazuar në fletëkërkimin e FBI-së, bëhet e ditur se 40-vjeçari ishte i përfshirë në trafikim të marihuanës në periudhën e viteve 2003-2007, shkruan dukagjini.com. Ndryshe, si shkak i të shtënave me armë në kafiterinë “Bon Vivant” në Prishtinë ka humbur jetën një person dhe shumë të tjerë.

Edhe Policia e Kosovës ka dhënë sot detaje të plagosjes në lokalin Bon Vivant në Prishtinë.

Në njoftim bëhet e ditur se  pas një mosmarrëveshje mes disa të dyshuarve meshkuj janë përdorur edhe armë zjarri ku si pasojë lëndime trupore kanë pësuar katër meshkuj.

olicia më tej njofton se si pasojë e thyerjeve të gotave–shisheve të qelqit lëndime kanë pësuar 17 persona, prej tyre tre meshkuj dhe 14 femra.

“Rr. Xheladin Hana, Prishtinë 04.08.2023-20:17. Dyshohet se pas një mosmarrëveshje në një lokal, në mes të disa të  dyshuarve meshkuj kosovarë, janë përdorur edhe armë zjarri  (të shtëna me armë zjarri), si pasojë e kësaj lëndime trupore kanë pësuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (nga arma e zjarrit), ndërsa si pasojë e thyerjeve të gotave–shisheve të qelqit lëndime kanë pësuar 17 persona, prej tyre tre meshkuj dhe 14 femra”, thuhet në njoftim.

Edhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar për gjendjen shëndetësore të personave që po trajtohet aty.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar sot për gjendjen shëndetësore të të plagosurve dhe të lënduarve nga përleshja me armë zjarri të premten në mbrëmje në lokalin Bon Vivant në Prishtinë.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...