08/07/2025

I dyshuari për vrasjen e rëndë në Pejë ndalohet për 48 orë

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

I dyshuari për vrasjen e rëndë që ndodhi pasditen e sotme në Pejë, është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit.

Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit. Brenda afatit ligjor do të bëhen të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, ka deklaruar Nikçi.

Telegrafi mëson se në vendin e ngjarjes janë siguruar prova si dhe mjeti me të cilin është kryer vepra penale.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në orët e pasdites në Pejë, ku djali dyshohet se ka mbytur nënën e tij. Sahide Gashi, prokurore e këtij rasti tragjik, ka deklaruar se kanë siguruar dëshmitarë okularë të ngjarjes.

Prokurorja Gashi tha se kanë provuar të marrin në pyetje të dyshuarin, mirëpo i njëjti sipas prokurores, nuk ka qenë në gjendje të flasë./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...