08/07/2025

I plagosur në konfliktin e ndodhur në Prizren, 27-vjeçari nga Kukësi dërgohet për trajtim në Tiranë

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Pas konfliktit me armë zjarri që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren ku si pasojë ka ndërruar jetë një person ndërsa një tjetër është plagosur, të dy nga Kukësi, mësohet nga Telegrafi se i plagosuri është transportuar për trajtim të mëtejshëm në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Sipas njoftimit paraprak të policisë shqiptare në Morinë, rreth orës 04:25 të mëngjesit, kanë hyrë për në drejtim të spitalit rajonal të Kukësit, shtetasit V. C., 31 vjeç, dhe R. Sh., 27 vjeç, që transportoheshin me automjet nga shtetasi A . B., të tre nga Kukësi, ku shtetasit V. C., dhe R. SH, ishin të plagosur me armë zjarri në Prizren të Kosovës.

Si pasojë e plagëve të marra shtetasi V. C., ka ndërruar jetë gjatë rrugës

Ndërkohë, sipas informacionit të dhënë nga spitali për Telegrafin, gjendja e shtetasit tjetër me iniciale R.Sh. është e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.

Në anën tjetër, kryeprokurori Admir Shala në Kosovë në një prononcim për Telegrafin ka treguar dyshimet e para se si ka ndodhur rasti tragjik.

Sipas tij, dyshohet se ngjarja tragjike ka ndodhur pas një konflikti në lokalin ‘Kobra City’ me disa shtetas të Shqipërisë, lidhur me pagesën e faturës së shërbimeve.

“Sot në orën 04:10, policia ka marr informatë se ka pasur të shtëna në afërsi të lokalit ‘Kobra City’, në dalje të Prizrenit rruga Prizren- Kukës. Dyshohet se ngjarja tragjike ka ndodhur pas një konflikti në lokalin ‘Kobra City’ me disa shtetas të Shqipërisë, lidhur me pagesën e faturës së shërbimeve”, ka thënë Shala.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...