Manjati britanik Mike Lynch është konfirmuar se është në mesin e të vdekurve nga fundosja e jahtit në Sicili.
Në anën tjetër, vajza e Lynch, 18-vjeçarja Hannah vazhdon të konsiderohet e zhdukur.
Recaldo Thomas, kuzhinieri i jahtit, gjithashtu ka humbur jetën dhe trupi i tij u gjet disa orë pas fundosjes së jahtit gjatë të hënës.
Gjashtë persona ishin zhdukur dhe 15 tjerë u shpëtuan, kur anija me flamur britanik u fundos nga stuhitë e fuqishme që kishin goditur brigjet e Sicilisë.
Vetem gruaja e tij është në mesin e të mbijetuarve. /Telegrafi/