12/11/2024

IKSHPK paralajmëron për rrezikun nga Virusi i Nilit Perëndimor dhe bën thirrje për kujdes ndaj pickimeve të mushkonjave

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka ngritur gatishmërinë për parandalimin e shfaqjes së Virusit të Nilit Perëndimor, një sëmundje sezonale që zakonisht shfaqet gjatë muajve të verës.

Megjithëse aktualisht në Kosovë nuk ka raste të raportuara të kësaj sëmundjeje, IKSHPK bën thirrje për kujdes të qytetarëve, pasi raste të infeksionit janë regjistruar në disa vende të Evropës, përfshirë Spanjën, Italinë, Greqinë dhe rajonin tonë.

“Virusi i Nilit Perëndimor, i cili shkakton sëmundje sezonale të muajve të verës, ka bërë që ekspertë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, të shtojnë gatishmërinë në parandalimin e shfaqjes së sëmundjes. Kosovë nuk ka raste të raportuara të Virusit të Nilit Perëndimor, por duke pasur parasysh se raste të këtij virusi janë regjistruar në disa vende të Evropës si në Spanjë, Itali, Greqi dhe në rajon gjithashtu, IKSHPK bën thirrje për kujdes të qytetarëve dhe parandalim të infeksioni që te njerëzit kryesisht është rezultat i pickimit nga mushkonjat e infektuara. IKSHPK ndan përmes infografikave në vijim për qytetarët informacionet dhe rekomandimet lidhur me Virusin e Nilit Perëndimor (WNV)”, thuhet në njoftimn.

IKSHPK ka shpërndarë disa rekomandime dhe informacion për qytetarët për të ndihmuar në parandalimin e infeksionit nga Virusi i Nilit Perëndimor; ilaçe kundër insekteve, veshja e këmishar dhe pantallonave, rrjeta në dyer dhe dritare, shmangia e kontaktit me shpeze apo kafshë të ngordhura.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...