22/12/2024

Incident në Gjadër, deputeti i opozitës italiane përplaset me truprojat e Melonit

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Nuk ka shkuar edhe aq mirë sa pritej vizita e kryeministres italiane Giorgia Meloni në qendrën e pritjes së emigrantëve që është ndërtuar në Gjadër.

Kjo pasi një incident, që përfshin deputetin opozitar italian Ricardo Magi është regjistruar në orët e mesditës. Siç shihet në pamjet e siguruara nga kamera e A2 CNN, deputeti i partisë Piu Europa, është gjakosur pas përplasjes me truprojat e kryeministres italiane.

“Bëtë viktimat për një orë pa iu përgjigjur asnjë pyetje se si do të funksionojë kjo qendër. Ju po bëni fushatë. Një miliardë për të bërë fushatë elektorale. Truprojat tuaj nuk po më lejojnë e po më dhunojnë. Nëse kjo i ndodh një deputeti, imagjinoni se çfarë mund t’i ndodhë një emigranti. T’ju vijë turp zonja kryeministre!”, ishin fjalët me të cilat Magi iu drejtua Melonit, pasi ajo mbylli konferencën për media me kryeministrin Edi Rama.

Magi ka kritikuar në vazhdimësi marrëveshjen midis Romës dhe Tiranës për ndërtimin e dy kampeve për të pritur deri në 36 mijë emigrantë në vit, në Shëngjin e Gjadër.

Edhe sot teksa bënte thirrje kundër paktit Rama-Meloni, ai mbante në duar një pankartë, ku shkruhej: “Jo Guantanamos italiane”.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...