21/09/2024

Inflacioni në Maqedoninë e Veriut shkon në 12.3%, recesioni është i mundshëm

të fundit...

- Advertisement -spot_img

“Në tremujorin e dytë të 2022, inflacioni u rrit në 12.3% në bazë vjetore. Pasiguria në ekonomi mbetet e lartë, ndërsa stagflacioni i dukshëm në tremujorin e dytë do të bëhet më intensiv deri në fund të vitit, me një probabilitet të shtuar për recesion nga fillimi i vitit të ardhshëm.

Sipas monitorit makroekonomik, në tremujorin e dytë BPV-ja u rrit në 2.8% në bazë vjetore. Papunësia në tremujorin e dytë 2022 u ul në mënyrë të lehtë, në 14.5% nga 14.8%.

Përmirësim i lehtë vërehet edhe në punësim, nga 47.1% në 47,3%, por nuk ka shenja të veçanta të riaktivizimit të ndjeshëm të popullsisë në moshë pune që u bë pasive gjatë pandemisë. Në tremujorin e dytë të vitit 2022, inflacioni u rrit në 12,3% me bazë vjetore.

Edhe krahas uljes së çmimeve të ushqimeve në tregjet globale që nga qershori 2022, rritjet e mëtejshme të çmimeve të energjensave tregojnë një kohëzgjatje më të gjatë të presioneve të çmimeve në krahasim me pritshmëritë e mëparshme.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...