22/04/2026

Instituti Ndërkombëtar i Shtypit: Dhuna fizike dhe sulmet verbale ndaj gazetarëve janë kërcënimet më të rënda ndaj medies në Shqipëri

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kufizimi i hapësirave për marrjen e informacionit vijon të mbetet sfida madhore për mediet në Shqipëri, thotë Jamie Wiseman nga Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPI).

Wiseman thekson se dhuna fizike dhe sulmet verbale ndaj gazetarëve përbëjnë kërcënimet më të rënda ndaj lirisë së shtypit gjatë vitit të shkuar në Shqipëri.

Sipas tij, mbi 40 për qind të rasteve të dokumentuara të dhunës, autori ishte vetë policia shqiptare.

Cilat ishin sulmet apo kërcënimet më të rënda që u regjistruan gjatë vitit 2022 në Shqipëri?

Në përgjithësi, ne konstatuam se dhuna fizike dhe sulmet verbale ndaj gazetarëve përbëjnë kërcënimet më të rënda ndaj lirisë së shtypit në Shqipëri gjatë vitit të shkuar. Veçanërisht shqetësues ishte numri i rasteve të dhunës policore ndaj punonjësve të medies, të cilat përbëjnë 7 nga 17 rastet e regjistruara, që u regjistruan në platformën tonë monitoruese. Në mënyrë tronditëse, mësuam se në 41.2 për qind të rasteve të dokumentuara të dhunës, autori ishte vetë policia shqiptare.

Vlen të theksojmë se ndërsa këto raste individuale janë serioze dhe duhen trajtuar, në përgjithësi niveli i dhunës dhe armiqësisë ndaj gazetarëve në Shqipëri, qoftë ajo nga shteti apo aktorë privatë, është relativisht më e ulët se në shumë vende të tjera të rajonit. Në të njëjtën kohë, rezulton se gjatë vitit të shkuar policia e ka përmirësuar reagimin e saj në hetimin e sulmeve ndaj gazetarëve dhe zbatimin e masave disiplinore në rastet ku përfshihen oficerë policorë, dhe ky përmirësim është shumë i mirëpritur.

Në krahasim me vitet e shkuara situatën mediatike në Shqipëri do ta konsideronit të përmirësuar apo të përkeqësuar?

Raporti i monitorimit të MFRR është vetëm një pjesëz e panoramës së plotë për sa i përket vlerësimit të nivelit të përgjithshëm të lirisë së medieve në një vend, pasi merret vetëm me shkelje individuale dhe jo me çështje sistematike siç janë pronësia e medieve dhe pluralizmi i tyre.

Ne vlerësojmë se nuk është bërë përparim i rëndësishëm në gazetarinë shqiptare gjatë vitit të fundit, në lidhje me përmirësimin e mjedisit për gazetari të pavarur pluralizmit mediatik në Shqipëri. Pra, niveli i lirisë së medies në Shqipëri as nuk është u dobësua dhe as nuk u përmirësua në mënyrë domethënëse vitin që lamë pas. Nga njëra anë, e ashtuquajtura paketa anti-shpifje doli jashtë loje por nga ana tjetër mbeten shqetësime madhore sulmet që vijojnë ndaj gazetarëve, retorika diskretituese nga politikanët dhe kufizimi i hapësirës për marrjen e informacionit.

Çfarë mund të konsiderohet si rrezik më i madh për gazetarët në Shqipëri? Dhuna policore apo retorika politike?

Veprimet arbitrare dhe të rënda të oficerëve të policisë paraqesin një kërcënim të madh për lirinë e shtypit. Raporti ynë dokumentoi raste të shumta shqetësuese në të cilat policia sulmoi fizikisht gazetarët që mbulonin protestat, madje një punonjës mediatik përfundoi në spital. edhe shtrimin në spital të një punëtori të medieve. Teksa këto raste të papranueshme janë më seriozet dhe kanë më shumë ndikim tek media, edhe përpjekjet e bëra nga figura të një profili të lartë politik, përfshirë kryeministrin shqiptar, për të diskretituar dhe denigruar gazetarët kritikë, janë gjithashtu çështje shumë serioze dhe të dyja duhet të marrin fund, së bashku me dërgimin e gazetarëve në “riedukim” dhe ndalimin e tyre për të marrë pjesë në konferenca shtypi. Pasojat profesionale për gazetarët Klevin Muka dhe Ambrozia Meta, kanë qenë serioze.

A keni gjurmuar sulme nga individë apo organizata kriminale kundrejt gazetarëve në Shqipëri?

Monitorimi i këtyre kërcënimeve është pjesë e monitorimit tonë, por për 2022-shin nuk u regjistruan raste të tilla. Sidoqoftë, kjo mund të ketë ndodhur edhe për faktin se sulmet nga organizatat kriminale bëhen në mënyrë anonime dhe është e vështirë që të kategorizohen e lidhen me kërcënimet ndaj medies.

MFRR merret, përveç gjurmimit të rasteve, edhe me monitorimin dhe reagimin ndaj këtyre sulmeve. Çfarë keni bërë ju në këtë drejtim?

Pjesë e punës sonë është monitorimi dhe dokumentimi i të gjitha shkeljeve që lidhen me lirinë e shtypit, përfshirë këtu edhe Shqipërinë, duke bashkëpunuar me organizata të besuara vendase. Sidoqoftë, ky është vetëm hapi i parë, dhe shpesh ndiqet me avokim të drejtpërdrejtë në emër të gazetarëve të sulmuar, përfshirë shkresat drejtuar organeve gjyqësore ose politike për të nxitur një hetim të plotë dhe drejtësi që reagon shpejt. Konsorciumi ynë ofroi gjithashtu mbështetje ligjore për gazetarët në Shqipëri në vitin 2022, të cilët po përballen me padi për raportimin në funksion të interesit publik.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...