Mbi 370 milionë euro është vlera e investimeve të huaja direkte (IHD) për gjashtë muaj (janar-qershor) të këtij viti në Kosovë.
Bazuar në të dhënat zyrtare që ka siguruar Indeksonline nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë shihet se koncentrimi më i madh i këtyre investimeve është në aktivitete të patundshmërisë.
Nga totali i investimeve prej 374.20 milionë euro, 215.89 milionë euro kanë shkuar në patundshmëri.
dërsa pjesa tjetër e mbetur është investuar në aktivitete financiare dhe të sigurimit, furnizim me energji elektrike, gaz avull dhe furnizimi me ajër të kondicionuar, prodhim, tregti me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike, motoçikletave.
Sipas këtyre të dhënave, shihet se Gjermania mban vendin e parë sa i përket investimeve me 92.43 milionë euro.
Pas Gjermanisë është Zvicra me 77.11 milionë, Turqia 42.16 milionë, Shqipëria, Austria e Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Indeksonline/