25/04/2025

Ish-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Fried: Ngjarjet e fundit në veri i kanë rrënjët në Serbi, Qeveria e Kosovës gaboi

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ish-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Daniel Fried, thotë se situata e krijuar në veri të Kosovës i ka rrënjët tek mospranimi nga Serbia i realitet të pakthyeshëm të pavarësisë së Kosovës.

Megjithatë, në një intervistë për Zërin e Amerikës (edicioni në gjuhëbn serbe), ai theksoi se përgjegjësia për vendimarrjen që çoi në incidentet e fundit rëndon mbi Kosovën.

Fried, një diplomat karriere me një përvojë prej disa dekadash në Departamentin e Shtetit thotë se Uashingtoni ka të drejt të jetë i zemëruar me qeverinë e Kosovës dhe se qëndrimet e fundit të Shteteve të Bashkuara dëshmojnë për thyerjen më të madhe në raportet e saj me Kosovën.

Ish-diplomati amerikan thotë se qeveria e Kosovës duhet ta pranojë se ka gabuar dhe të tërhiqet.

Si i komentoni përplasjet dhe dhunën në Kosovë gjatë këtyre ditëve të fundit dhe cilat janë rreziqet e mundshme jo vetëm për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe më gjerë në rajon?

Fried: Marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës kanë qenë në një gjendje jo normale për shumë vite dhe përgjegjësia për këtë, në përgjithësi, ka rënë mbi Serbinë sepse ajo nuk ka pranuar ta njohë pavarësinë e Kosovës. Ata nuk do ta rimarrin Kosovën. Kjo çështje ka mbaruar, pjesërisht për shkak të viteve të nacionalizmit shkatërrimtar serb, duke përfshirë shtypjen e shqiptarëve në Kosovë, që çoi në ndërhyrjen e NATO-s, të cilën ne nuk e donim.

Në të njëjtën kohë, kriza e tanishme duket se është shkaktuar nga gabimet e qeverisë së Kosovës. Pra, në tërësi, Serbia mund të ketë përgjegjësi, për këtë gjendje të çuditshme, por kriza e tanishme është diçka që ka shkaktuar, do të thosha, zemërimin e Shteteve të Bashkuara. Nuk e përdor lehtë këtë fjalë, por lexova deklaratën e plotë të zotit Hovenier, ambasadorit amerikan në Kosovë, në konferencën me gazetarët. Dhe që nga pavarësia e Kosovës në vitin 2008, nuk mbaj mend që një përfaqësues i qeverisë amerikane të ketë qenë aq i zemëruar, sa dukej ai. Mendoj se qeveria e Kosovës me siguri e ka marrë vendimin në rrethana të vështira, por vendimi e përkeqësoi shumë më tepër situatën, që edhe më parë ishte e komplikuar. Kjo ka rezultuar në përkeqësimin e fortë të marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Kosovën. Dhe kjo nuk i shërben askujt. Është për të ardhur keq.

Nuk mendoj se protestat dhe vënia në gatishmëri e ushtrisë serbe janë të dobishme. Por vura re se, në konferencën për mediat, ambasadorit Hovenier iu dha mundësia, që të ngarkonte me përgjegjësi të dyja palët, dhe ai nuk e bëri këtë.

Ai u përqendrua tek përgjegjësia e qeverisë së Kosovës. Kjo më la përshtypjen, se ishte një shenjë se Shtetet e Bashkuara janë seriozisht të zemëruara me vendimet e qeverisë së Kosovës. Dhe natyrisht KFOR-i duhej të ndërhynte. Forcat e KFOR-it pësuan lëndime serioze. Nuk e krijoi qeveria e Kosovës këtë situatë. Kjo situatë në përgjithësi është kryesisht, por jo plotësisht, përgjegjësi e serbëve, të cilët duket se ende fantazojnë se Kosova mund t’i kthehet Serbisë, gjë që nuk do të ndodhë kurrë. Nuk kishte asnjë arsye që qeveria të merrte një vendim që do të përkeqësonte situatën. Pra, është një kohë e vështirë si në terren ashtu edhe në marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Kosovën, dhe e gjithë kjo gjë më duket për të ardhur keq.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...