Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ka mohuar mundësinë e përfshirjes së trupave turke në Gaza.
Sipas “The Times of Israel”, zyra e tij ka deklaruar se “nuk do të ketë përfshirje turke” në forcat e sigurisë në territorin e Gazës. Kjo vjen pasi Netanyahu tha më herët se ka “mendime shumë të forta” kundër pjesëmarrjes së Turqisë në këtë çështje. /mesazhi
Izraeli kundër përfshirjes së trupave turke në Gaza






