08/07/2025

“Jam rikthyer”, Trump shkruan në Facebook për herë të parë që nga viti 2021

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka postuar në Facebook për herë të parë që nga 6 janari i vitit 2021, ditë në të cilën demonstruesit sulmuan ndërtesën e Capitolit.

“U RIKTHEVA!”, shkroi Trump në postimin e tij, i cili përfshinte një video të shkurtër nga nata kur u zgjodh president, gjatë së cilës ai tha: “Më falni që ju mbaj në pritje. Punë e komplikuar. E komplikuar”.

Rikthimi i Trumpit në Facebook e kthen qasjen në një mjet të rëndësishëm për mbledhjen e fondeve në fillim të garës presidenciale të vitit 2024, teksa disa rivalë potencial rreshtohen për të sfiduar Trumpin në përpjekjen e tij për t’u bërë kandidati i GOP për zgjedhjet e treta me radhë, dhe si gjithashtu disa donatorë të pasur tregojnë një dëshirë për të mbështetur një alternativë tjetër, raporton CNN, transmeton Telegrafi.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...