21/12/2024

Jemi me fat për partneritetin e fortë me Kosovën-Zv.ambasadorja e SHBA-ve

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Zëvendës ambasadorja e SHBA-së, Alyson Grunder, ka bërë homazhe te memoriali “Kosova kujton” kushtuar viktimave të 11 shtatorit në SHBA, së bashku me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Grunder gjatë fjalës së saj ka shprehur mirënjohjen për Kosovën sa i përket solidaritetit në përkujtimin e kësaj ngjarjeje, duke falënderuar krerët institucionalë dhe kryediplomaten Donika Gërvalla.

“Në atë ditë të kobshme të 11 shtatorit të vitit 2001, unë kam qenë në Neë York duke shërbyer në misionin e Kombeve të Bashkuara, mund të paramendoni se çfarë tronditje ishte për të gjithë ne të cilët e pamë se si është e mundur që një qenie njerëzore të planifikonte sulme aq të urrejtshme, të cilat qëllimin e vetëm e kishin të merrnin sa më shumë jetë”, ka shtuar ajo.

Grunder theksoi se krahas ceremonisë që është mbajtur në Prishtinë, edhe në Pejë po zhvillohet një ceremoni përurimi ku do të bëhet një shtatore me një shtyllë të çmueshme që është dhuruar nga departamenti i zjarrfikësve të New Yorkut dhe është marrë nga njëra prej kullave të qendrës tregtare.

“Ky është vetëm simbol i lidhjeve të forta dhe vlerave që populli i Kosovës dhe i SHBA-së kanë të përbashkëta dhe i ndajmë bashkë. Jemi me fat që kemi një partneritet kaq të qëndrueshëm dhe të fortë me Kosovën”, ka shtuar ajo.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...