Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmë në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë.
Lidhur me rastin në fjalë policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se të shtënat kanë qenë në drejtim të veturës e cila po drejtohej nga viktima mashkull.
Sipas policisë përveç dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar.
“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar Policinë se në drejtim të veturës së tij një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri. Përveç dëmeve në veturë, nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raport.